TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Janar 2025, 12:37

Bie qeveria e Netanyahut? Ministri i ekstremit të djathtë izraelit kërcënon me dalje nga koalicioni!

Shkruar nga Pamfleti

Bie qeveria e Netanyahut? Ministri i ekstremit të djathtë izraelit

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir i ka kërkuar një ministër të ekstremit të djathtë që t'i bashkohet atij në kërcënimin për të rrëzuar qeverinë izraelite lidhur me marrëveshjen e armëpushimit në këmbim me pengjet, me Hamasin.

Ben Gvir i bëri thirrje ministrit të Financave Bezalel Smotrich që t'i bashkohet atij për t'i thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se ata do të japin dorëheqjen nga koalicioni qeverisës sepse marrëveshja e me Hamasin "është e tmerrshme".

Netanyahu ka nevojë për mbështetjen e partive të të dy ministrave në parlament për të mbajtur koalicionin e tij nga kolapsi.

"Gjatë vitit të kaluar, përmes fuqisë sonë politike, ne e parandaluam me sukses këtë marrëveshje që të ecë përpara herë pas here", tha Ben Gvir të martën në X.

Ministri tha se vetëm dorëheqja e tij nuk do ta detyronte Netanyahun të rishqyrtojë nënshkrimin e marrëveshjes së Gazës, por së bashku me Smotrich, ata mund të formojnë një “forcë mjaft të fortë duke e bërë të pamundur” që Netanyahu të vazhdojë.

Pavarësisht se e quajti marrëveshjen e mundshme një "katastrofë" për sigurinë kombëtare të Izraelit, Smotrich nuk ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nga qeveria.

"Së bashku, ne duhet të informojmë pa mëdyshje dhe me vendosmëri kryeministrin se nëse marrëveshja shkon përpara, ne të dy do të tërhiqemi nga qeveria", tha Ben Gvir.

Dy ministrat e ekstremit të djathtë ishin aleatë përpara se të kundërshtonin financimin e policisë.

 

Lini një Përgjigje