Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar pas kërcënimeve ndaj gjyqtares De Perthuis, e cila dënoi lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, duke i ndaluar asaj kandidimin në zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2027.
Pas kërcënimeve për vdekje, gjyqtarja është vënë nën mbrojtjen e policisë. Po ashtu, adresa e saj e shtëpisë është shpërndarë në internet.
Macron, ka dënuar ashpër kërcënimet me vdekje në drejtim të gjyqtares, Benedikte de Perthuis, duke i cilësuar si të papranueshme dhe të patolerueshme. Macron ka komentuar gjithashtu vendimin e gjykatës për ta dënuar Le Penin, duke theksuar se “dega gjyqësore është e pavarur” dhe se “ligji është i barabartë për të gjithë”.
Benedikte de Perthuis, (Benedike De Pertu) kryetarja e një paneli prej tre gjyqtarësh e cila shpalli Le Penin fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së, ka marrë kërcënime në mediat sociale, pasi fotoja e saj është përhapur në rrjetin social X dhe faqet e ekstremit të djathtë.
Le Pen u shpall fajtore të hënën për përvetësim të fondeve të BE-së për ta financuar partinë e saj. Përveçse që është ndaluar nga kandidimi për poste publike për 5 vjetët e ardhshme, u dënua edhe me katër vite burg, dy prej të cilave me kusht dhe dy të tjera mund t’i kryejë në liri duke mbajtur byzylyk elektronik, dhe po ashtu me gjobë në vlerë prej 100.000 euro.
Lini një Përgjigje