TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Maj 2025, 07:37

Gjykata Federale rrëzon tarifat hakmarrëse të Trump: Presidenti po abuzon me pushtetin!

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm Kongresi ka fuqinë të vendosë për masa të tilla, argumenton gjykata e specializuar në çështjet e tregtisë ndërkombëtare, ndërsa qeveria amerikane ka apeluar vendimin.

Gjykata Federale rrëzon tarifat hakmarrëse të Trump: Presidenti
Donald Trump

Një tjetër goditje për tarifat doganore të Donald Trump. 

Gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare, një gjykatë federale me seli në Nju Jork dhe kompetencë në çështjet e tregtisë së jashtme dhe doganave, ka anuluar të ashtuquajturat tarifa halmarrëse të vendosura nga administrata, duke i shpallur të paligjshme.

Në vendimin e publikuar të mërkurën, gjyqtarët kanë konstatuar se Trump ka abuzuar me International Emergency Economic Powers Act (IEEPA), ligji i vitit 1977 i përdorur si bazë për vendosjen e tarifave mbi pjesën më të madhe të produkteve të importuara.

“Ky ligj nuk e autorizon presidentin të vendosë një mbitarifë të pakufizuar mbi mallrat që vijnë pothuajse nga të gjitha vendet e botës”, thuhet në vendim.

Tarifat, të paktën 10%, ishin vendosur nga Trump gjatë të ashtuquajturit “Dita e Çlirimit”, me synimin e deklaruar për të balancuar deficitin tregtar të Shteteve të Bashkuara. Por sipas gjykatës, përdorimi i IEEPA-s nuk mund të zëvendësojë kompetencat legjislative të Kongresit, i cili është organi i vetëm i autorizuar për të vendosur për çështje tarifash.

Sipas gjyqtarëve , urdhrat ekzekutivë të 2 prillit, të cilët vendosën tarifa prej të paktën 10% për të gjitha produktet e importuara dhe deri në 50% në varësi të vendit të origjinës, "tejkalojnë kompetencat e dhëna presidentit sipas ligjit IEEPA për të rregulluar importet përmes përdorimit të tarifave doganore".

Vendimi erdhi pas një sërë padish të ngritura nga biznese të vogla, si distributori i verërave V.O.S. Selections, dhe nga dymbëdhjetë shtete amerikane të udhëhequra nga Oregoni.

“Vendimi riafirmon se ligjet tona kanë vlerë dhe se politika tregtare nuk mund të varet nga humori i presidentit”, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm i Oregonit, Dan Rayfield.

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë ka qenë i ashpër, duke paralajmëruar apel ndaj vendimit:

“Nuk u takon gjyqtarëve të pa zgjedhur të vendosin si të përballohet siç duhet një emergjencë kombëtare,” deklaroi një zëdhënës i administratës.
“Presidenti Trump është angazhuar të vendosë Amerikën të parën dhe të përdorë çdo mjet të pushtetit ekzekutiv për të përballuar këtë krizë dhe për të rikthyer madhështinë.”

donald trump gjykata federale e shba-së

Lini një Përgjigje