TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Prill 2025, 15:29

Gjendje e keqe dhe goditje nga nxehtësia, 100 persona në ceremoninë e Papës probleme shëndetësore

Shkruar nga Pamfleti

Gjendje e keqe dhe goditje nga nxehtësia, 100 persona në

Ka përfunduar ceremonia mortore e Papa Françeskut në sheshin Shën Pjetër, Vatikan, ku ishin të pranishëm afro 50 mijë besimtarë, mbretër dhe mbretëresha, 50 krerë shtetesh, 23 kryeministra, delegacione nga 160 vende, rreth 4000 meshtarë dhe të paktën 120 delegacione me përfaqësues fetarë nga e gjithë bota.

Deri në orët e drekës, 82 persona janë ndihmuar nga personeli i urgjencës mjekësore gjatë funeralit të Papa Françeskut, në të gjithë zonën. Shkaqet më të zakonshme ishin të fikët, gjendje e keqe fizike dhe goditje nga nxehtësia.

Mësohet se tetë prej tyre janë transportuar me ambulancë në spital. Shërbimi i emergjencës ka trajtuar pacientët në 6 qendra mjekësore të përkohshme të ngritura posaçërisht pranë zonës së funeralit.

Megjithatë, duke marrë parasysh numrin e madh të pjesëmarrësve rreth 400 mijë vetë të pranishëm nga Sheshin Shën Pjetër deri në rrugën drejt ‘Shën Maria e Madhe’, gjatë ditës nuk kishte probleme serioze të pjesëmarrësve lidhur me gjendjen shëndetësore.

Një ditë me diell por me temperatura të freskëta, si edhe ndihma e vazhdueshme e vullnetarëve të Mbrojtjes Civile, që shpërndanin ujë për njerëzit e shumtë në rrugët dhe sheshet e Romës, ndihmuan që gjithçka të kalonte pa komplikime të mëdha.

Lini një Përgjigje