Elizaveta Krivonogi lindi në vitin 2003 pas një afere që thuhet se Putini kishte pasur me nënën e saj, Svetlana, e cila në atë kohë ishte kujdestarja e shtëpisë së presidentit rus.
Elizaveta Krivonogi, që dyshohet të jetë vajza jashtë martesës zyrtare e presidentit rus Vladimir Putin, u sulmua nga një gazetar ukrainas në Paris, aty ku jeton 22-vjeçarja.
"Tre javë më parë babai yt vrau vëllain tim. Si jeton në Evropë, në këtë kontinent të mallkuar, GayEurope siç e quan ti", i tha ai fillimisht. 22-vjeçarja iu përgjigj: "Nuk ke leje të më filmosh".
Kur gazetari nga Ukraina vazhdoi të ushtronte presion, duke e pyetur nëse e mbështeste të atin, 22-vjeçarja u përgjigj: "Çfarë lidhje ka kjo me mua?".
“Ai është babai yt. Më e pakta që mund të bësh është ta telefonosh dhe t’i thuash të ndalojë bombardimin e Kievit. Mund të vish në Kiev dhe të veprosh si mburojë njerëzore, më mirë se Patriotët. Mund të shkosh në Pokrofsk, për shembull”, këmbënguli gazetari nga Ukraina.
“Si e imagjinon që mund të shkoj tani?”, pyeti Elizaveta, të cilës gazetari ukrainas ia ktheu: “Sigurisht që mundesh. Nuk shoh ndonjë pengesë, do të të blej një biletë me paratë e mia”.
“Për fat të keq, nuk mund të ndihmoj”, iu përgjigj në fund ajo.
22-vjeçarja lindi në vitin 2003 pas një afere të dyshuar midis Putinit dhe nënës së saj, Svetlanës, e cila ishte kujdestarja e shtëpisë së presidentit rus në atë kohë.
Zbulimi erdhi për herë të parë pas një hetimi të vitit 2020 nga media ruse Proekt, e cila vuri në dukje “ngjashmërinë fenomenale” të saj me Putinin.
Presidenti rus nuk përmendet në certifikatën e lindjes së Ekaterinës, e cila shkruan “Vladimirova”, që përkthehet “vajza e Vladimirit”.
Në vitin 2021, udhëheqësi i vrarë i opozitës ruse, Alexei Navalny, zbuloi Instagramin e 22-vjeçares, i cili, sipas tij, përshkruante jetën e saj luksoze dhe pasurinë e familjes së saj, të cilën shumë e atribuojnë marrëdhënies së saj me presidentin rus.
‘Three weeks ago your father killed my brother’ - Ukrainian journalist confronts Putin’s alleged daughter Yelizaveta Krivonogikh in Paris pic.twitter.com/ctbEb9Nwu5
— Ian Birrell (@ianbirrell) December 3, 2025
Futi ore plumbin me qe te paska vrare vellain i jati i saj. Eurokurva gjithe jeten keshtu ka qene. Kur dolem jashte trojeve tona e pame Europen e bukur e tere boten qe e vleresonim si madheshti mu perzie e me vjen edhe sot per te vjelle. Sa me shume "bukuri" e qytete "madheshtore" aq me peshtiroset. Pse? Sepse jane ngritur me gjakun, jete, shpirtin e djersen e skleverve qe u moren vendi u perdhunuan nena, motra e bija. Shembulli me i paster i shkaterrimit nga pushtuesit barbare eshte Shqiperia. Nga vendi me i madh e i lashte ne Europe u shkaterrua nga Perandorite Romake, Bizantine, Ottomane, Kryqezatat e Richard Zemerluanit , Sllavet e lista nuk mbaron. Gadishulli Ilirik ka qene Gadishulli Ilirik e sot kryeqytet jane shume me perpara se te Shqiptareve. Wow, piramidat Egjyptiane dyshohet se i ndertuan alienet, nje mut, sklleverit i ndertuan. Pse nuk zbulohen piramidat ne Kroaci e Bosnje-Herxegovine. Sepse u del boja sllavo-ottomaneve e tere Europes qe jane ndertime ne trojet e Ilireve. Germoni dhe do gjeni te verteten e Roma e lashte do cilesohet si kotec pulash.