Perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës në NATO ishte një "çështje kyçe" që u trajtua në Moskë, tha Kremlini të mërkurën.
Pas anulimit të takimit të djeshëm me Volodymyr Zelenskyn, i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff do të takohet sot në Miami me kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov.
Takimi vjen pasi Witkoff kaloi pothuajse pesë orë me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë të martën, negociata për të cilat Kremlini tha se nuk prodhuan asnjë kompromis për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shpreh se bisedimet, ku mori pjesë edhe dhëndri i tij, Jared Kushner, ishin mjaft të mira, por shtoi se ishte shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhte sepse "duhen dy persona për tango". Kur një gazetar i pyeti nëse Witkoff dhe Kushner besonin se Putini donte vërtet t’i jepte fund luftës, Trump tha:
“Putini do të donte t’i jepte fund luftës. Ky ishte përshtypja e tyre.”
Bisedimet SHBA-Rusi në Kremlin pasuan disa ditë takimesh të SHBA-së me udhëheqës ukrainas dhe evropianë, pasi ishin shprehur shqetësime se drafti i një marrëveshjeje paqeje ishte shumë i anuar nga kërkesat e Rusisë.
Kievi dhe partnerët e tij evropianë besojnë se, edhe në rast të një marrëveshjeje paqeje, mënyra më efektive për të penguar Rusinë të sulmojë përsëri në të ardhmen do të ishte t'i jepej Ukrainës anëtarësimi në NATO. Rusia është kategorikisht kundër një propozimi të tillë, dhe edhe Trump ka sinjalizuar vazhdimisht se nuk ka ndërmend ta lejojë Kievin të anëtarësohet në aleancë.
Perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës në NATO ishte një "çështje kyçe" që u trajtua në Moskë, tha Kremlini të mërkurën.
Më herët, Zelensky ka thënë se një takim mes negociatorëve amerikanë dhe ukrainas do të mbahet në ditët në vijim.
Në “X”, Zelensky shkruante se “aktualisht bota e sheh se ka një mundësi reale për t’i dhënë fund luftës”. Por sipas tij negociatat duhet të jenë “të mbështetura në presion ndaj Rusisë”.
Bisedimet SHBA-Rusi në Kremlin erdhën pas disa ditësh takimesh të SHBA-ve me drejtues ukrainas dhe europianë, pasi ishte shprehur shqetësimi se drafti i një marrëveshjeje paqeje ishte favorizues për Rusinë.
“Disa nga propozimet amerikane janë disi të pranueshme, ndonëse kërkojnë diskutime të mëtejshme”, tha këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, duke theksuar se pjesa tjetër janë kritikuar hapur nga Putini.
Edhe pse Moska nuk dha detaje të tjera, të paktën dy çështje të mëdha mbeten ende të pazgjidhura mes Moskës dhe Kievit: fati i territoreve ukrainase të pushtuara nga Rusia dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën. Kievi dhe partnerët e tij europianë besojnë se, edhe në rast se arrihet një marrëveshje paqeje, mënyra më efektive për të penguar një sulm të ardhshëm rus do të ishte anëtarësimi i Ukrainës në NATO.
Rusia e kundërshton fuqishëm një propozim të tillë, ndërsa Trump gjithashtu ka sinjalizuar në mënyrë të përsëritur se nuk ka ndërmend ta lejojë Kievin të bëhet pjesë e aleancës.
Lini një Përgjigje