TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Nëntor 2025, 08:13

"Furnizimi me armë nuk do të sjellë fitore në Ukrainë", Vance hedh poshtë propozimin: Po fantazoni!

Shkruar nga Pamfleti

"Furnizimi me armë nuk do të sjellë fitore në

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, tha se çdo përpjekje për të arritur një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë duhet të ketë si qëllim ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe garantimin e sovranitetit ukrainas.

Vance theksoi se një marrëveshje e mundshme duhet të jetë “e pranueshme për të dyja palët” dhe të krijojë kushtet që konflikti, i cili vazhdon prej shkurtit 2022, të mos nisë sërish.

Ai u distancua nga ata qasjet që i shohin ndihmat financiare dhe ushtarake si zgjidhje të vetme për fitoren e Ukrainës.

Zëvendëspresidenti tha se drejtues të paidentifikuar politikë dhe diplomatë kanë “fantazi” dhe vuri në dyshim idenë: “më shumë para, më shumë armë ose më shumë sanksione”.

Vance theksoi se këto nuk do të sjellin fitoren e shpejtë të Ukrainës. Ai shtoi se paqja nuk do të arrihet nga “diplomatë ose politikanë të dështuar që jetojnë në një botë fantazie”.

Deklaratat e Vance vijnë në një moment kur administrata amerikane po përballet me presione të mëdha për qartësimin e strategjisë së saj ndaj luftës dhe për rolin që SHBA duhet të luajë në përpjekjet ndërkombëtare për një zgjidhje diplomatike.

2 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Tramp, Venc dhe Rubio një trio fantastike. Van Der Lejn, Kos dhe Kallas tre gra të dështake.

    1. N
      Nemercka

      Amerika me politikane brilante e eksperte ,larg planeve deshtake te nje Europe t mbarsur me sorosizem e radikalizem te majte

      Lini një Përgjigje