
Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë takimit me kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë për planin e paqes që iu paraqit Ukrainës dhe Rusisë.
Trump deklaroi se kishte një plan për t’i dhënë fund luftës së tmerrshme në Ukrainë dhe se Zelensky duhet ta miratojë atë.
“Ne kemi një plan. Është e tmerrshme ajo që po ndodh. Është një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Ne mendojmë se kemi një mënyrë për të arritur paqen. Ai do të duhet ta miratojë atë", tha presidenti i SHBA-së.
I pyetur nga një gazetar se plani i paqes kishte marrë disa kritika, Trump u përgjigj: “Do të thuash që atij Zelenskyt nuk i pëlqen?
"Atij do t'i pëlqejë, dhe nëse nuk i pëlqen, atëherë ata duhet të vazhdojnë të zihen, mendoj. Në një moment, ai do të duhet të pranojë diçka. Ju kujtohet në Zyrën Ovale, jo shumë kohë më parë, thashë 'Nuk ke letra' E trashëgova këtë luftë. Mendova se ai duhet të kishte bërë një marrëveshje një vit më parë, dy vjet më parë", shtoi Trump.
Lini një Përgjigje