
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar Hezbollahun, i cili është forca më e fuqishme ushtarake e Libanit, kundër hapjes së një fronti të dytë lufte me Izraelin.
"Do të bënte gabimin e jetës nëse do të përfshihej", tha Netanyahu, kur foli me trupat izraelite pranë kufirit me Libanin.
Ai tha se do të sillte kundërsulme izraelite të përmasave të paimagjinueshme që do të shkaktonin shkatërrim mbi Libanin, shkruan BBC.
Izraeli dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar tashmë Hezbollahun e mbështetur nga Irani, i cili është cilësuar një organizatë terroriste nga Britania e Madhe, SHBA dhe vende të tjera, kundër hapjes së një fronti tjetër beteje në kufirin verior të Izraelit.
Lini një Përgjigje