TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Tetor 2023, 15:43

“Lufta është gjithmonë një humbje”, Papa Françesku thirrje për armëpushim në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

“Lufta është gjithmonë një humbje”, Papa

Papa Fracesku ka bërë një thirrje për paqe ditën e stome, ku kërkoi fundin e konfliktit mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit, duke u lutur për lirimin e pengjeve, dhe vazhdimësinë e ndihmave për popullsinë në Gaza.

Lufta është gjithmonë një humbje, deklaroi Kreu i Selisë së Shenjtë, për besimtarët e mbledhur në sheshin Shën Pjetër në Vatikan.

“Edhe një herë mendimet e mia shkojnë për atë që po ndodh në Izrael dhe Palestinë. Jam shumë i shqetësuar dhe hidhëruar. Lutem dhe jam afër të gjithë atyre që po vuajnë; pengjet, të plagosurit, viktimat dhe familjarët e tyre.

Mendoj për situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe jam i trishtuar që spitali Anglikan dhe Kisha Ortodokse Greke janë goditur së fundmi. Ripërtërij thirrjen për hapjen e hapësirave në mënyrë që ndihmat të vazhdojnë të hyjnë në Gaza dhe që pengjet të lirohen.

Lufta, çdo luftë në botë, dhe mendoj gjithashtu Ukrainën e martirizuar, është një disfatë. Lufta është gjithmonë një humbje. Është shkatërrim i vëllazërisë njerëzore. Vëllezër, ndaluni!”, tha Papa. 

francesku gaza

Lini një Përgjigje