Presidenti i SHBA Donald Trump ka publikuar disa foto në platformën e tij Truth Social, ku shfaqet ai dhe zyrtarë të tjerë amerikanë duke parë sulmet e mbrëmshme ndaj Venezuelës dhe kapjen e Presidentit Nicolás Maduro dhe gruas së tij.
Tump shihet pranë drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe dhe sekretarit të shtetit, Marco Rubio. Presidenti i SHBA kaloi dy javët e fundit në Mar-a-Lago, klubin dhe rezidencën e tij private, në Florida, ku mbajti edhe një konferencë për shtyp rreth dy orë më parë.
Në pamjet e publikuara, Trump shihet pa kravatë dhe këmishë të bardhë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimit të aksionit.

Trump deklaroi sot se kapja e Maduro-s është një mesazh i qartë se SHBA ka rifituar pozicionin dominues në rajonin e vet.
“Po riafirmojmë fuqinë amerikane në hemisferën perëndimore”, tha Trump, duke iu referuar rikthimit të Doktrinës Monroe, e cila synon mbrojtjen e rajonit nga ndikimet armiqësore dhe regjimet që minojnë sigurinë.

Presidenti zbuloi gjithashtu se një nga qëllimet kryesore pas ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë është: shfrytëzimi strategjik i industrisë së naftës.

Lini një Përgjigje