
Revista Forbes ka publikuar listën e njerëzve më të pasur në botë, listë që përmban 3,028 miliarderë.
Lista e re shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale, e cila këtë vit përmban 3028 emra, një numër rekord që nga publikimi i parë i listës në 1987.
Pasuria e tyre totale arrin në 16.1 trilion dollarë, shuma më e lartë e të gjitha kohërave.
Elon Musk rimerr vendin e parë, duke rrëzuar nga froni manjatin francez të mallrave luksoze Bernard Arnault, pasi pasuria e tij u rrit me 75%, duke arritur në 342 miliardë dollarë. Rritja e vlerës së tij neto është për shkak të vlerësimit të AI, SpaceX, si dhe prirjes rritëse të aksioneve të Tesla gjatë 12 muajve të fundit, pavarësisht rënies së fundit.
Musk bëhet personi i parë që ka kaluar ndonjëherë 300 miliardë dollarë pasuri personale.
Në vendin e dytë pas Musk është Mark Zuckerberg me një pasuri të vlerësuar prej 216 miliardë dollarësh, ndërsa Jeff Bezos pason në vendin e tretë me 215 miliardë dollarë. Në vendin e katërt është themeluesi i Oracle, Larry Ellison me 192 miliardë dollarë dhe në vendin e pestë është Bernard Arnault dhe familja e tij me 178 miliardë dollarë.
Dhjetëshja e parë plotësohet nga:
6: Warren Buffett, një nga investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave me 154 miliardë,
7: Larry Page, i cili dha dorëheqjen si CEO i Alphabet, kompania mëmë e Google, në 2019, mbetet anëtar i bordit të drejtorëve me 144 miliardë,
8: Sergey Brin, i cili dha dorëheqjen si kryetar i Alphabet, kompania mëmë e Google, në dhjetor 2019, por mbetet anëtar i bordit të drejtorëve me 138 miliardë,
9: Amancio Ortega, themelues dhe pronar i kompanisë shumëkombëshe Inditex, e cila, ndër të tjera, zotëron Zara-n, me 104 miliardë, CE kompania nga viti 2000 deri në vitin 2014 me 118 miliardë lekë.
Pjesë e listës për herë të parë është dhe një shqiptar. Bëhet fjalë për biznesmenin Samir Mane, i cili mban vendin e 2356. Sipas “Forbes”, Samir Mane ka një pasuri me vlerë 1.4 miliardë dollarë.
Lini një Përgjigje