TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Mars 2023, 13:09

FMN "hap thesin" për Ukrainën, i jep financimin më të madh që nga fillimi i luftës

Shkruar nga Pamfleti

 

FMN "hap thesin" për Ukrainën, i jep financimin më

Fondi Monetar Ndërkombëtar njofton  se ka arritur marrëveshjen me Ukrainën, për ta financuar atë në shumën 15.6 miliardë dollarë.

Në javët në vijim pritet të aprovohet huaja e parë mes FMN dhe Ukrainës . Kjo do të ishte paketa më e madhe financiare që Ukraina do të marrë, që prej nisjes së pushtimit Rus.

FMN tha se së fundmi ka ndryshuar një ligj që lejon dhënien e huave për vendet që përballen me gjëndje të jashtëzakonshme, siç është lufta.

“Pushtimi rus në Ukrainë vazhdon të ketë një impakt të jashtëzakonshëm shkatërrues në ekonomi.

Aktiviteti ekonomik është tkurrur me 30% në 2022, tregjet financiare globale janë tronditur dhe niveli i varfërisë vetëm po rritet”, tha në një deklaratë FMN.

Ndërko pas FMN SHBA i ka dhënë Ukrainës rreth 32 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë që nga 24 shkurti, duke përfshirë sistemet kundërajrore Stinger, sistemet Javelin, obuset 155 mm dhe pajisje mbrojtëse në rast të një sulmi nga armë kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.

Donatori i dytë më i madh është Britania e Madhe, e cila ka ofruar ndihmë ushtarake në vlerë prej 9.1 miliardë euro. Qeveria britanike do të dhurojë edhe 2.4 milionë euro furnizime ushqimore për Ukrainën. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss.

ukraina fmn shba

Lini një Përgjigje