Në ditët pas 14 majit, në një pjesë e diskutimeve të paneleve është luajtur me tezën e “Shqipërisë mavi”, ku është ekzekutuar pluralizmi, pasi PS ka fituar në të gjitha bashkitë.
Ndërkohë edhe ditën e sotme mediat greke në hartën e tyre po paraqesin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe e gjithë harta është blu, që është ngjyra e Nea Demokratia, e kryeministrit Kyriakos Mitotakis.
Ai mori mandatin e dytë në këto zgjedhje me një fitore historike ndaj rivalit të tij Tsisipas.
Fitorja historike e Demokracisë së Re ka kapur shifrat e 40,79% në zgjedhjet e djeshme. Ndërsa
SYRIZA në të gjithë territorin grumbulloi 20.07% të votave, e pasuar nga PASOK.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në fjalimin e fitores e ka quajtur fitoren si një ‘tërmet’ politik, ndërsa është shprehur se qytetarët duan një qeveri të pavarur.
“Demokracia e Re ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë të pavarur dhe të fuqishme”, tha Kyriakos Mitsotakis nga zyrat e partisë në Pire, menjëherë pas fitores së madhe në zgjedhje .
Lini një Përgjigje