TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Gusht 2024, 16:33

Çfarë po gatuhet në Bjellorusi? Lukashenko paralajmëron dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po gatuhet në Bjellorusi? Lukashenko paralajmëron

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka thënë se po përgatit qytetarët e republikës për dorëheqjen e tij. Një deklaratë që i ka kapur të papërgatitur të gjithë. 

"Të gjithë mendojnë se 30 vjet janë shumë. Unë po i përgatis njerëzit për dorëheqjen. Nuk dua asnjë zhgënjim apo dështim”, tha ai në një intervistë për programin News of the Week në kanalin televiziv Rossiya-1.

"Jo shumë kohë më parë ne ndryshuam Kushtetutën. Por ne nuk duam ndryshime si revolucion. Unë jam një mbështetës i ndryshimeve evolucionare, por jo revolucionare. Dhe ne kemi bërë shumë për të ndërtuar atë që shihni tani, në vitet e fundit”, shtoi presidenti. Nuk dihet se kur ka plan të japë dorëheqjen, por largimi tij është padyshim një lajm i bujshëm.

Lini një Përgjigje