
Ndërsa 31 foshnja të porsalindura janë evakuuar nga spitali al Shifa i Gazës, tetë të tjerë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës, vdiqën për shkak të "kushteve josanitare".
Zëdhënësi Ashraf al Qedrah, deklaroi se reth 259 persona të plagosur mbeten në kompleksin mjekësor, së bashku me stafin e spitalit.
“Ekipet e specializuara mjekësore janë ende të pranishme me të plagosurit sepse ne kemi refuzuar që ekipet mjekësore të largohen nëse nuk largohet i plagosuri i fundit. Ne po përpiqemi me Kombet e Bashkuara t'i çojmë ata dhe ekipet mjekësore në spitalet në Rripin e Gazës dhe të tjerë jashtë Rripit", tha ai.
"Zona e vdekjes" ishte fraza e përdorur nga një mision vizitor i OBSH-së për të përshkruar spitalin al Shifa, për të cilin drejtori i përgjithshëm i agjencisë së OKB-së tha se nuk funksiononte më.
Forcat izraelite kapën al Shifa javën e kaluar, duke thënë se ajo fshihte një qendër komanduese nëntokësore të Hamasit - por një mjek në spital i tha Reuters se ata "nuk kishin gjetur asgjë" gjatë kontrolleve.
Lini një Përgjigje