TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Qershor 2025, 15:59

Europa ulet në tavolinën e negociatave me Iranin, Macron zbulon propozimin me katër pika për t’i dhënë fund luftës!

Shkruar nga Pamfleti

Europa ulet në tavolinën e negociatave me Iranin, Macron zbulon

Ministrat e Jashtëm nga Britania, Franca dhe Gjermania, dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, do të ulen me homologun e tyre iranian ditën e sotme në Zvicër, për të diskutuar kushtet e një armëpushimi me Izraelin. 

Në prag të takimit, presidenti francez Emmanuel Macron ka zbuluar detaje të reja mbi propozimin diplomatik që Evropa pritet t’i paraqesë Iranit gjatë bisedimeve në Gjenevë për t’i dhënë fund konfliktit me Izraelin.

Duke folur nga Le Bourget, pranë Parisit, Macron tha se Franca dhe aleatët evropianë kanë hartuar një plan me katër pika, i cili synon të ulë tensionet dhe të rifillojë një proces diplomatik me Teheranin.

-Pika e parë: Rifillimi i punës së Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) në Iran me qëllim që të arrihet objektivi i “zero pasurim” të uraniumit.
-Pika e dytë: Mbikëqyrja e aktiviteteve të raketave balistike të Iranit.
-Pika e tretë: Ndalimi i financimit iranian për grupet militante proksi në rajonin e Lindjes së Mesme.
-Pika e katërt: Lirimi i të ashtuquajturve “pengje” nga Irani, duke iu referuar shtetasve të huaj të mbajtur në burgjet iraniane.

“Irani duhet të tregojë se është i gatshëm të bashkohet me platformën e negociatave që ne po vendosim në tryezë,” deklaroi Macron për gazetarët.

Lini një Përgjigje