TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Gusht 2023, 17:26

Europa 'pushtohet' nga “spiunazhi”/ Turqia ‘përgjon’ Gjermaninë, Berlini ngre alarmin: Rrezikohet siguria kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

Europa 'pushtohet' nga “spiunazhi”/ Turqia

Një raport voluminoz i qeverisë gjermane ka dënuar sjelljen e Turqisë kundër Gjermanisë. Sipas raportit të publikuar thuhet se “miku” i ngushtë i Gjermanisë dhe aleati i NATO-s ka kryer operacione spiunazhi dhe inteligjence në tokën gjermane. Kjo është parë si një kërcënim për rendin kushtetues dhe kohezion social të Gjermanisë, ndërsa ngre shqetësime të rëndësishme për sigurinë kombëtare dhe përçarjen midis dy vendeve.

Në raportin prej 380 faqesh të lëshuar muajin e kaluar nga Ministria Federale e Brendshme dhe Komunitetit (Bundesministerium des Innern und für Heimat, BMI) dhe i paraqitur nga ministrja e Brendshme Nacy Faeser ka renditur Turqinë së bashku me Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin si “ Aktorët kryesorë të spiunazhit që synojnë Gjermaninë, sulmet kibernetike të drejtuara nga shërbimet e inteligjencës, operacionet e përhapjes dhe ndikimit.”

Aktivitetet e spiunazhit kundër Gjermanisë nga fuqitë e huaja po bëhen gjithnjë e më të shumëanshme dhe të sofistikuara; ato përfshijnë burime njerëzore si dhe sulme kibernetike”, thuhet në raport, duke vënë në dukje se aktivitete të tilla “paraqesin një kërcënim serioz për Gjermaninë dhe interesat gjermane” dhe janë “të dëmshme për sovranitetin kombëtar të Gjermanisë”.

Sipas raportit, Turqia dhe të tjerët përdorin shërbimet e tyre të inteligjencës për të marrë informacion, për të ushtruar ndikim, për të monitoruar kritikët e tyre ose për të ndjekur interesa të tjera, kryesisht për shkak të rolit të Gjermanisë në BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Sipas vlerësimit të Ministrisë së Brendshme gjermane, shërbimet turke të inteligjencës dhe autoritetet e sigurisë janë pjesë përbërëse e aparatit qeveritar turk. Ata shihen se luajnë një rol vendimtar në ndihmën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Partisë së tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në zbatimin e vendimeve të tyre politike.

Në Gjermani, shërbimet turke të inteligjencës spiunojnë organizatat dhe individët që kundërshtojnë ose mendohet se kundërshtojnë qeverinë turke”, thuhet në raport.

gjermania turqia përgjimet

Lini një Përgjigje