
Shtetet e Bashkuara ndërmorën një operacion ushtarak të gjerë kundër tri objekteve bërthamore të Iranit, të cilin autoritetet amerikane e kanë cilësuar si një “sukses të plotë”.
Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi gjatë një konference për shtyp në Pentagon se sulmet ajrore të kryera natën e kaluar kishin për synim dobësimin dhe shkatërrimin e kapaciteteve bërthamore të Iranit.
Teksa ka dhënë mesazhe të qarta ndaj Iranit, sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se Teherani e kupton saktësisht se cili është qëndrimi amerikan dhe se çfarë hapash mund të ndërmarrin për të lejuar paqen.
Ai deklaroi se nëse Irani reagon, atëherë SHBA do të kundërpërgjigjet me sulme edhe më të ashpra. Hegseth tha se gjatë operacionit u përdorën 2 mijë raketa Tomahaw, 125 avionë, mes tyre 7 bombardues B2.
Hegseth tha më herët se shumë presidentë “ëndërronin t’i jepnin goditjen përfundimtare programit bërthamor të Iranit, por askush nuk mundi deri sa e bëri Trump”.
Lini një Përgjigje