
Ligjvënësi Alaeddin Boroujerdi deklaroi se pjesëmarrja e Iranit në NPT nuk është më e justifikuar pas agresionit amerikan dhe izraelit...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, deklaroi se parlamenti i Iranit po shqyrton masat për tërheqjen e vendit nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).
Ai theksoi se traktati nuk i shërben për asgjë Iranit, pasi sipas tyre, po ju ndalohen edhe përfitimet e parashikuara në të.
"Çështja e tërheqjes nga NPT po shqyrtohet në parlament. Cili është qëllimi i pjesëmarrjes në traktat nëse aktorët ndërkombëtarë nuk na lejojnë të gëzojmë përfitimet dhe të drejtat e parashikuara në të? Republika Islamike e Iranit nuk ka kërkuar kurrë dhe nuk kërkon të zhvillojë armë bërthamore", tha Baghaei.
Më parë, ligjvënësi Alaeddin Boroujerdi deklaroi se pjesëmarrja e Iranit në NPT nuk është më e justifikuar pas agresionit amerikan dhe izraelit. Sipas tij, Teherani duhet të tërhiqet prej saj, dhe shumica e ligjvënësve e mbështesin këtë pikëpamje.
Irani filloi të zhvillonte programin e tij bërthamor në vitet 1950 gjatë mbretërimit të Shah Mohammad Reza Pahlavi, me mbështetjen e SHBA-së.
Në vitin 1958, vendi u bë anëtar i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA); në vitin 1968, Teherani nënshkroi NPT-në dhe e ratifikoi atë në vitin 1970. Pas përmbysjes së regjimit të Shahut në vitin 1979 dhe shpalljes së Republikës Islamike, programi bërthamor u pezullua derisa autoritetet rifilluan zhvillimin e teknologjisë bërthamore në fund të viteve 1980.
Që nga viti 2003, një fetva (vendim fetar) i lëshuar nga Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei ka qenë në fuqi në Iran, duke ndaluar zhvillimin e armëve bërthamore.
Lini një Përgjigje