
Irani ka konfirmuar vdekjen e Ali Shadmanit, komandantit të Shtabit Qendror Khatam al-Anbia të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Media shtetërore iraniane IRNA ka cituar një deklaratë nga selia qendrore.
Thuhet se Shadmani vdiq nga plagët pas sulmeve izraelite javën e kaluar. Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan në një deklaratë më 17 qershor se Shadmani ishte vrarë pas një informacioni të saktë, raporton BBC.
Shadmani ishte ndihmës i udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei dhe njihej si “shefi i shtabit të kohës së luftës” i vendit.
Ai u emërua më 13 qershor si komandant i Khatam al-Anbia pas sulmeve ajrore izraelite që vranë paraardhësin e tij në këtë rol, Gholamali Rashid.
Izraeli nisi sulmet ndaj Iranit më 13 qershor, duke thënë se synon që të parandalojë Iranin nga posedimi i një arme bërthamore. Të dyja vendet shkëmbyen sulme të përditshme për 12 ditë, teksa të dielën SHBA-ja sulmoi tri objekte bërthamore të Iranit, duke thënë se i shkatërroi programin bërthamor Iranit.
Lini një Përgjigje