TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Janar 2025, 10:14

Elon Musk kërkon të blejë klubin e famshëm anglez për 5 miliardë euro, i ati i zbulon planet e miliarderit

Shkruar nga Pamfleti
Elon Musk kërkon të blejë klubin e famshëm anglez për 5
Elon Musk/ Getty Images

Elon Musk dëshiron të blejë klubin e Liverpool në Angli.

Miliarderi, drejtues i kompanive Tesla dhe SpaceX synon të investojë edhe në futboll ka bërë me dije i ati i tij.

Babai i Elon Musk, Errol konfirmoi interesimin e djalit të tij për të marrë Liverpool-in, klub me të cilin kanë një lidhje të veçantë, për shkak se gjyshja e tij ka lindur atje.

“Nuk mund të flas për këtë, sepse pronarët aktualë mund të rrisin çmimin. “ Është diçka që ai e dëshiron , por nuk do të thotë se ai po e blen”, theksoi Errol.

Ishte “Weekend Sport” që pak ditë më parë raportoi se Elon Musk po përgatit një ofertë për të blerë klubin e Liverpool, ndërsa konfirmimi për interesimin vjen nga babai i tij.

Klubi anglez vlerësohet nga “Forbes” rreth 5 miliardë euro dhe nuk dihet nëse pronarët aktualë të “Fenway Sports Group”, janë të gatshëm ta shesin.

Duke folur për Times Radio Errol Musk tha:

"Ai do të donte këtë, padyshim. Çdokush do të dëshironte, po ashtu edhe unë. Gjyshja e tij ka lindur në Liverpool dhe ne kemi të afërm në Liverpool dhe kemi pasur fatin të njohim shumë nga Beatles sepse ata u rritën me disa nga familja ime. Pra, ne jemi të lidhur me Liverpool."

elon musk liverpool

Lini një Përgjigje