
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Meksikë, ku të paktën pesë persona kanë vdekur dhe pesëdhjetë të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin verior të Meksikës, Nuevo Leon, pasi një skenë u shemb në një aktivitet të fushatës për partinë Lëvizja Qytetare, raportoi gazeta lokale Reforma.
BREAKING: Stage collapses during political rally in northeast Mexico. At least 4 dead, many injured pic.twitter.com/9Aik66gdyv
— BNO News (@BNONews) May 23, 2024
Kandidati presidencial i partisë, Jorge Alvarez Magínez, tha në mediat sociale se një er e fortë shkaktoi shembjen e skenës të mërkurën në ngjarjen në qytetin e San Pedro Garza Garcia, një enklavë e pasur pranë qendrës industriale të Monterrey-t.
Alvarez tha se ai ishte “mirë” pasi u dërgua në një spital lokal, por anëtarët e ekipit të tij u plagosën dhe se ai po kthehej në vendin e ngjarjes për t’i parë si janë.
WATCH: Mexican presidential candidate Jorge Máynez escapes when stage collapses. At least 4 dead, many injured pic.twitter.com/bA4hpkjkje
— BNO News (@BNONews) May 23, 2024
Lini një Përgjigje