TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Prill 2026, 11:02

E rëndë në Greqi, sulm me armë në Gjykatën e Apelit; plagosen 4 punonjës 

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Greqi, sulm me armë në Gjykatën e

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një 89-vjeçar ka hyrë i armatosur në Gjykatën e Apelit në Athinë dhe ka qëlluar me armë.

Mbledhësi i mbeturinave 89-vjeçar, më parë hyri me forcë në një ndërtesë të EFKA-së në Kerameikos dhe qëlloi një punonjës të sigurimeve shoqërore, më pas shkoi në Gjykatën e Apelit të Athinës, ku qëlloi dhe plagosi katër gra.

Kjo është një distancë prej afërsisht pesë kilometrash, të cilën sipas informacioneve fillestare ai e përshkroi me taksi, me pushkën e fshehur në xhaketë.

Sipas të dhënave paraprake, nga të shtënat janë plagosur katër punonjëse që ndodheshin brenda një zyre në ambientet e institucionit. Të lënduarat nuk paraqiten në gjendje të rëndë.

Autori, për arsye që ende nuk janë sqaruar, ka kaluar kontrollin e sigurisë në hyrje me një armë gjahu dhe është drejtuar drejt një zyre, ku ka nisur të qëllojë.

Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur disa autoambulanca, të cilat kanë transportuar të plagosurat drejt spitalit “Kryqi i Kuq”, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Autori i krimit ka arritur të arratiset dhe është në kërkim. Sipas informacioneve mwsohet se 89-vjeçari paraqitet probleme psikologjike.

"Ne nxituam menjëherë pasi u njoftuam për incidentin. Informacionet fillestare tregojnë se bëhet fjalë për një burrë të moshuar i cili, me një pushkë të modifikuar, qëlloi dhe plagosi, për fat të mirë lehtë, katër nëpunës të Gjykatës së Shkallës së Parë, të gjitha gra. Ai ka lënë disa letra drejtuar gazetave ", tha presidenti i Dhomës së Avokatëve të Athinës .

"Ai nxori pushkën nga poshtë banakut dhe qëlloi ," tha dëshmitar okular i incidentit.

"Ai i tha një punonjësi të përkulej dhe pastaj qëlloi", tha komandanti i EFKA.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Një episod i ngjashëm është regjistruar disa muaj më parë edhe në Shqipëri. Gjatë një seance gjyqësore, Elvis Shkambi qëlloi me armë zjarri gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, duke i shkaktuar vdekjen. 

 

sulm me arme ne gjykaten e apelit ne athine

Lini një Përgjigje