TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Dhjetor 2024, 18:33

Dyshohet se pastronte para nëpërmjet lotarisë, policia sekuestron 10 mijë euro në banesën e ish-komisonerit europian të drejtësisë!

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se pastronte para nëpërmjet lotarisë, policia sekuestron

Policia belge 10 mijë euro ‘cash’ gjatë kontrollit në rezidencat e ish-komisionerit evropian të drejtësisë Didier Reynders.

Reynders u mor në pyetje si pjesë e një hetimi për pastrim parash dhe pronat e tij u kontrolluan të martën, vetëm disa ditë pasi mbaroi mandati i tij si komisioner evropian.

Dyshohet se Reynders, i cili si komisioner evropian ishte përgjegjës për mbrojtjen e sundimit të ligjit në bllok, ka pastruar para për vite me rradhë përmes lotarisë kombëtare belge. Shuma e gjetur në shtëpitë e tij ishte më pak se 10,000 euro, sipas raportit të Le Soir.

Reynders ishte hetuar më parë në vitin 2019 me akuza për korrupsion dhe pastrim parash, por mbrojti pafajësinë e tij dhe prokurorët hoqën akuzat. Ai gëzoi një formë imuniteti diplomatik gjatë mandatit të tij pesëvjeçar si komisioner.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian konfirmoi se ata ishin në dijeni të hetimit dhe tha se do të bashkëpunonin me autoritetet belge.

Natyrisht, ne kemi parë raportet e mediave për një rast që përfshin ish-komisionerin dhe ish-ministrin, Didier Reynders. Nuk kemi asnjë informacion të mëtejshëm për këtë çështje. Nëse autoritetet belge do të na kontaktojnë, ne do të bashkëpunojmë me ta”, tha zëdhënësi.

Lini një Përgjigje