TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Korrik 2023, 22:41

Dorëzohet Erdogani, ndez dritën jeshile për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Shkruar nga Pamfleti

Dorëzohet Erdogani, ndez dritën jeshile për

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se Turqia ka pranuar të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake. Stoltenberg, Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson u takuan sot për të diskutuar shqetësimet e Turqisë rreth lejimit të Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Njoftim vjen në prag të samitit të NATO-s në Vilnius, Lituani dhe pasi presidenti turk tha më herët se do ta hiqte veton për Suedinë pasi vendi i tij të pranohej në BE.

Ndërkohë nga ana tjetër Suedia thuhet se ka rënë dakord të mbështesë përpjekjen e Turqisë për t’u bashkuar me unionin evropian, raporton Sky News.

I lumtur të njoftoj se pas takimit që prita me @RTERdogan & @SëedishPM, Presidenti Erdogan ka rënë dakord të përcjellë protokollin e pranimit të #Suedisë në Asamblenë e Madhe Kombëtare sa më shpejt dhe të sigurojë ratifikimin. Ky është një hap historik që i bën të gjithë aleatët e #NATO-s më të fortë dhe më të sigurt”, shkroi Stoltenberg.

Hungaria është tani i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka rënë dakord ende për anëtarësimin e Stokholmit në aleancë.

stoltenberg erdogan suedia

Lini një Përgjigje