TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Korrik 2023, 17:11

Scholz kundër kushteve të Erdogan: Anëtarësimi i Suedisë në NATO s’ka lidhje me pranimin e Turqisë në BE

Shkruar nga Pamfleti

Scholz kundër kushteve të Erdogan: Anëtarësimi i

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se kërkesa e Turqisë për tu anëtarësuar në BE nuk është e lidhur me pranimin e Suedisë në NATO.

Ky reagim erdhi pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u tha gazetarëve në Stamboll se do të miratonte anëtarësimit e Suedisë në NATO nëse Turqia do të pranohej në BE.

Por sipas Scholz ky nuk është rasti, për shkak se Suedia i plotëson të gjitha kërkesat për anëtarësimin në NATO”. Edhe Shtëpia e Bardhë, ashtu si Scholz, u përpoq të minimizonte çdo lidhje mes anëtarësimit të Turqisë dhe Suedisë.

Zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë tha se SHBA ka mbështetur gjithmonë aspiratat e anëtarësimit të Turqisë në BE dhe vazhdon ta bëjë këtë, por shtoi se këto diskutime janë një çështje midis Turqisë dhe anëtarëve të bllokut.

Fokusi ynë është te Suedia, e cila është gati të bashkohet me Aleancën e NATO-s”, vazhdoi zëdhënësi i SHBA-së.

Ndërkohë nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu mbështetjen e tij për ambicien e Turqisë për t'u bërë anëtare e BE-së.

scholz turqia erdogan

Lini një Përgjigje