TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Janar 2025, 14:34

Donald Tusk alarmon BE-në: Putin po planifikon akte terrosite ndaj Polonisë dhe vendeve të tjera!

Shkruar nga Pamfleti

Donald Tusk alarmon BE-në: Putin po planifikon akte terrosite ndaj

Kryeministri polak Donald Tusk ka ngritur alarminin se Rusia po planifikon sulm terrorist. 

“Rusia ka planifikuar akte terroriste në ajër kundër Polonisë dhe vendeve të tjera”, ky ishte alarmi i ngritur këtë të mërkurë nga kryeministri polak Donald Tusk.

Deklaratat shefi i qeverisë në Varshavë i bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

“Informacionet e fundit mund të konfirmojnë frikën se Rusia po planifikonte akte terrorizmi në ajër jo vetëm kundër Polonisë”, tha Tusk në konferencë.

Kryeministri polak nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me këtë çështje.

Tusk u zotua gjithashtu se do të përdorte presidencën e vendit të tij në Bashkimin Evropian për të çuar përpara kërkesën e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

“Ne do të thyejmë ngecjen që kemi në këtë çështje,” u tha Tusk gazetarëve. “Ne do të përshpejtojmë procesin e anëtarësimit për Ukrainën.”

Ndërkohë Zelenskyy tha se ai priste që SHBA do të vazhdonte të forconte Ukrainën pas inaugurimit të Donald Trump javën e ardhshme.

Zelensky kërkoi mbështetje për ushtrinë ukrainase ndërsa lufta i afrohet vitit të tretë të saj.

donald tusk

Lini një Përgjigje