TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Dhjetor 2025, 09:46

Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane 

Shkruar nga Pamfleti
Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane 
Donald Trump

Pezullimi i programit është bërë me urdhër të presidentit Trump, me qëllim që "asnjë amerikan të mos dëmtohet më nga ky program katastrofik”.

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa – DV1). Ky vendim vjen pas të shtënave me armë në Universitetin Brown javën e kaluar, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Vendimi u konfirmua nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila deklaroi se pezullimi i programit është bërë me urdhër të presidentit Trump, me qëllim që “asnjë amerikan të mos dëmtohet më nga ky program katastrofik”.

I dyshuari kryesor për ngjarjen 48-vjeçari portugez Claudio Neves Valente, kishte hyrë në SHBA në vitin 2017 përmes programit të vizave të lotarisë së diversitetit dhe ishte pajisur me Kartë Jeshile.

Zyrtarët amerikanë dyshojnë gjithashtu se Neves Valente është përgjegjës për vrasjen e profesorit të Institutit të Teknologjisë në Masaçusets.

Sulmi ndodhi më 13 dhjetor, kur një person i armatosur hyri në ndërtesën e inxhinierisë gjatë provimeve përfundimtare dhe hapi zjarr. Dy studentë u vranë: Ella Cook, 19 vjeçe, studente e vitit të dytë nga Alabama, dhe Mukhammad Aziz Umurzokov, 18 vjeç, një uzbeko-amerikan që kishte nisur së fundmi studimet, ndërsa nëntë studentë të tjerë mbetën të plagosur.

Programi i lotarisë së Kartës së Gjelbër u jep çdo vit deri në 50 mijë viza emigrimi shtetasve nga vende me nivele të ulëta emigracioni drejt SHBA-së, përmes një përzgjedhjeje të rastësishme. Trump kishte tentuar edhe më parë ta shfuqizonte këtë skemë, duke e lidhur atë me sulme të mëparshme terroriste, përfshirë atentatin me kamion në New York në vitin 2017.

lotaria amerikane

Lini një Përgjigje