TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Prill 2026, 14:27

Donald Trump është shtruar në spital? Shtëpia e Bardhë reagon ndaj thashethemeve

Shkruar nga Pamfleti

Donald Trump është shtruar në spital? Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka reaguar ndaj disa informacioneve të pakonfirmuara që u përhapën kryesisht në rrjetet sociale, sipas të cilave Presidenti Donald Trump ishte shtruar në spital.

Në reagimin zyrtar, Shtëpia e Bardhë i konsideron të pavërteta këto informacione.

Spekulimet nisën pasi u përfol se ai mund të ishte dërguar në Qendra Ushtarake Mjekësore Kombëtare Ëalter Reed, por Drejtori i Komunikimit, Steven Cheung, sqaroi se presidenti ka qenë duke punuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë fundjavës së Pashkëve.

Sipas tij, Trump nuk ka ndërprerë aktivitetin, ndërsa ka qenë aktiv edhe në rrjetin e tij social, duke hedhur poshtë zërat për probleme shëndetësore.

trump shtepia e bardhe spital

Lini një Përgjigje