TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Prill 2026, 19:24

Dolën kundër luftës, presidenti i Iranit vlerëson vendet evropiane për qëndrimet ndaj Izraelit

Shkruar nga Pamfleti

Dolën kundër luftës, presidenti i Iranit vlerëson vendet

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka vlerësuar qëndrimet e gjashtë vendeve europiane, përfshirë Spanjën, Italinë dhe Turqinë, për kritikat e tyre ndaj sulmeve izraelite në Lindjen e Mesme.

“Thelbi i qytetërimeve zbulohet në momente kritike historike. Qëndrimet e mbajtura nga Spanja, Kina, Rusia, Turqia, Italia dhe Egjipti kundër nxitjes së luftës dhe krimeve të regjimit sionist burojnë nga rrënjët e tyre të thella kulturore dhe historike”, shkroi ai në “X”.

Në deklaratë u përmendën gjithashtu Kina, Rusia dhe Egjipti. Reagimi i Masoud Pezeshkian vjen pasi Italia tha se kishte pezulluar një marrëveshje mbrojtjeje me Izraelin më parë.

Spanja, një nga kritikët më të zëshëm të sulmeve SHBA-Izrael në Lindjen e Mesme, është veçuar gjithashtu për reagimin, me personelin e saj të dëbuar nga një qendër ushtarake në Izrael.

irani izraeli

1 Komente

  1. v
    vk

    Po Shqiperine nuk e permend?! Ne kemi shpetuar gjate luftes 28000 cifute!!! Uuuu hic medja! Kujtova se ishte Bibi!

    Lini një Përgjigje