TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Prill 2026, 17:32

Bllokada në Ngushticën e Hormuzit, mbi 10 mijë trupa amerikane të përfshira në operacion

Shkruar nga Pamfleti

Bllokada në Ngushticën e Hormuzit, mbi 10 mijë trupa amerikane

Komanda Qendrore e SHBA-së ka deklaurar se ka nisur bllokadën e porteve iraniane ditën e djeshme në orën 15:00. Gjithashtu Komanda ka informuar se më shumë se 10,000 personel amerikan, përfshirë marinarë, marins dhe pilotë, janë të përfshirë në operacion, i cili nuk la asnjë anije të kalonte në 24 orët e para.

Një duzinë anijesh luftarake dhe dhjetëra avionë po përdoren gjithashtu nga SHBA-të. Gjashtë anije tregtare iu bindën udhëzimeve të forcave amerikane për t'u kthyer për të rihyrë në një port iranian në Gjirin e Omanit.

“Bllokada po zbatohet në mënyrë të paanshme kundër anijeve të të gjitha kombeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane, duke përfshirë të gjitha portet iraniane në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së.

Ai shtoi se anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit për në dhe nga portet jo-iraniane po mbështeten nga forcat amerikane.

Pavarësisht deklaratës së Komandës Qendrore, të dhënat tregojnë se disa anije të sanksionuara nga SHBA-ja kanë kaluar nëpër ngushticë që kur u zbatua bllokada.

ngush bllokada amerikane

Lini një Përgjigje