TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Prill 2024, 12:07

“Do të të q* nënën!”/ Plas sherri në Parlamentin grek, deputeti i pavarur godet me grusht kolegun

Shkruar nga Pamfleti

“Do të të q* nënën!”/ Plas sherri në

Një përplasje ka ndodhur mes deputetëve në Kuvendin grek, ku dy deputetë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke degraduar në dhunë fizike.

Raportohet se një ish-deputet i partisë Spartanët që tashmë është i pavarur, Konstqndinos Floros, ka qëlluar me grusht brenda në sallë deputetin e partisë së ekstremit të djathtë Zgjedhja Greke Vasilis Gramenos.

Siç shihet në fotot, deputetë të tjerë kanë tentuar të ndalojnë Konstantinos Floros, ndërsa pamje të tjera kanë regjistruar deputetin Grammenos pas sulmit që ka marrë.

“Do të të q* nënën!”/ Plas sherri në

Sipas informacioneve, incidenti nisi në seancën plenare ku po shqyrtohej heqja e imunitetit të kreut të Zgjedhjes Greke, Kyriakos Velopoulos pas një padie të ngritur ndaj tij nga babai i Konstantinos Floros për sulmet që kishte pranuar në mediat sociale pas të cilave ai pretendon se ndodhet lideri i Zgjedhjes Greke ,Kyriakos Velopoulos.

Sapo kanë dalë nga seanca plenare dhe teksa kanë qenë në shkallë, deputeti Vassilis Grammenos është goditur me grusht nga deputeti Floros, pasi kanë debatuar me fjalë.

Pas ndërhyrjes së Zgjidhjes greke, deputetët filluan t’i tregojnë Konstantinos Floros se Vassilis Grammenos i tha deputetit të pavarur “Do të të q* nënën do të të çoj në burg me byzylykë” dhe Konstantinos Floro i është përgjigjur “dil dhe më thuaj”.

Floros: Këtë do ta vendosin gjyqtarët.

B. Grammenos: Mbylle gojën plehrë

K. Floros: Hajde këtu

B. Grammenos: Të ….nënën … Ty dhe mamanë tënde do të … dhe do të të çoj me pranga brenda e do ta mbash mend, p*sht.

Pas këtij debati verbal, kanë dalë nga salla dhe më pas deputeti Floros e ka kapur nga qafa, e ka ka rrëzuar në tokë dhe e ka qëlluar me grusht.

Pas ngjarjes, deputeti Grammenos është dërguar në klinikën e Kuvendit ku i është dhënë ndihma e parë.

Pas këtij episodi, kryetari i Kuvendit, Konstantinos Tasoulas , bëri të ditur se do t’i kërkonte rojeve të Kuvendit përjashtimin e Konstantinos Floros nga parlamenti për 15 ditë, dënimi maksimal i parashikuar nga rregullorja e Kuvendit.

“Do të të q* nënën!”/ Plas sherri në

sherr parlamenti grek deputet grusht kolegu

Lini një Përgjigje