TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Tetor 2024, 20:51

Dita e zgjedhjeve po afrohet, Trump ngre dyshime për manipulim të votave nga demokratët!

Shkruar nga Pamfleti

Dita e zgjedhjeve po afrohet, Trump ngre dyshime për manipulim të

Ish-presidenti, Donald Trump e nis tubimin e tij në New Mexico duke thënë se këshilltarët e tij i thanë të mos vinte pasi e ka të pamundur të fitonte këtë shtet.

Por më pas ai ngriti pretendimet se kjo ishte jo për shkak se ai nuk arrinte dot votata e duhura, por sipas tij janë përgatitur manipulime.

"Nuk mund të fitosh Nju Meksikën, thanë ata, dhe unë thashë votat e tua janë të manipuluara - ne mund të fitojmë Nju Meksikën. Ne pothuajse e fituam dy herë - besoj se e fituam dy herë", tha ai, duke iu referuar zgjedhjeve të mëparshme në 2016 dhe 2020.

Në vitin 2020, Joe Biden fitoi New Mexico, duke marrë përqindjen më të lartë të votave nga çdo kandidat që nga viti 2008, ndërsa Hillary Clinton fitoi në 2016 me 48.3% të votave ndaj 40% të Trump.

Trump gjithashtu pretendon se nëse "Zoti" do numëronte votat, ai mund të fitonte Nju Meksikën dhe madje edhe Kaliforninë - e konsideruar si një nga vendet më të sigurta të demokratëve kudo në vend.

"Mbani votat të drejta", thotë ai, duke vazhduar fushatën e tij të pretendimit se zgjedhjet e mëparshme ishin "të manipuluara".

trump

Lini një Përgjigje