TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Tetor 2024, 17:22

Pjesëmarrje masive në zgjedhjet e SHBA-së, mbi 60 milionë amerikanë votuan me anë të postës!

Shkruar nga Pamfleti

Pjesëmarrje masive në zgjedhjet e SHBA-së, mbi 60 milionë

Më shumë se 60 milionë njerëz kanë votuar me anë të postës për zgjedhjet presidenciale të 2024. Sipas të dhënave të mbledhura nga CNN, votat janë hedhur në 47 shtete dhe në Distriktin e Kolumbisë me më pak se një javë deri në ditën e zgjedhjeve,.

Kjo është rreth 38% e rreth 158 milionë votave të hedhura për president në vitin 2020.

Dhjetë shtete kanë kaluar tashmë 50% të votave të tyre totale nga viti 2020, të udhëhequr nga Gjeorgjia, e cila ka kaluar dy të tretat e votave të saj të vitit 2020.

Duke qenë se sondazhet parashikojnë një garë të ngushtë mes Trump dhe Harris, Republikanët dhe Demokratët janë mobilizuar për të nxjerrë sa më shumë njerëz për të votuar.

Kjo nismë ka nxitur një rritje të ndjeshme të numrit të votuesve që kanë marrë pjesë në fazën e parët të votimeve me anë të postës.

Lini një Përgjigje