Cari besohet gjithashtu të ketë një strukturë të zymtë ku gjaku i drerit nxirret nga brirët për banjot "mjekësore" në strehën e fshehtë.
Një zjarr misterioz ka djegur një pjesë të vilës së Vladimir Putinit që thuhet se është shtëpia dhe bunkeri bërthamor për familjen e tij sekrete.
Zjarri përfshiu një ndërtesë në gropën e malit Altai, ku Putin dikur argëtonte ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi, shkruan "The Sun".

Cari besohet gjithashtu të ketë një vend misterioz brenda ndërtesës, ku gjaku i drerëve përdorej në banjot "mjekësore" që ndodheshin në strehën e fshehtë.

Fotot treguan flakët që përfshinë vilën, e cila është zyrtarisht në pronësi të Gazprom, por që besohet të jetë vetëm një nga disa pallatet luksoze rreth Rusisë.
Shkalla e dëmtimit në rezidencën kryesore të kompleksit është e paqartë.

Shkaku i zjarrit gjithashtu nuk dihet, por ai vjen pas muajsh "zjarresh sabotuese" në objektet kryesore ruse që shihen si shenjestra nga armiqtë e luftës brutale të Putinit kundër Ukrainës.
Zjarri u zbulua nga blogeri Amyr Aitashev dhe aktivistja Aruna Arna, ndlrkohë që zyrtarët refuzuan të komentojnë mbi zjarrin. Nga ana tjetër, pjestarët e opozitës janë të sigurt se pasuria e madhe në Republikën Altai – mes peizazheve mahnitëse malore – është e lidhur me Putinin.
Informacioni në lidhje me një projekt ndërtimi të klasifikuar në rrethin Ongudaysky të Republikës së Altait u shfaq në vitin 2010 që kapte shifrën e 3 miliardë rublave (rreth 33.1 milion dollarë) të shpenzuar për këtë projekt.
Lini një Përgjigje