
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të pritur një samit midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, si pjesë e kërkimit të një zgjidhjeje paqësore për luftën në Ukrainë, teksa duket se takimi i programuar për në Budapest të Hungarisë po dështon.
Duke folur me gazetarët pas kthimit të tij nga një turne në shtetet e Gjirit, Erdogan theksoi se “rëndësia e Turqisë dhe Stambollit në vizionin e një zgjidhjeje paqësore [të konfliktit në Ukrainë] është bërë e qartë edhe një herë”.
“Ne jemi të gatshëm të organizojmë negociata për Ukrainën në çdo kohë. Është për të ardhur keq që takimi në Budapest nuk u zhvillua. Ne besojmë se çdo dialog mund të kontribuojë në përfundimin e kësaj lufte. Që nga fillimi, ne e kemi mbështetur këtë perspektivë, kemi punuar drejt këtij drejtimi dhe kemi kërkuar një paqe të drejtë”, tha presidenti turk.
Erdogan shtoi se Ankaraja “mban marrëdhënie të mira me të dyja palët” dhe theksoi:
“Ne jemi një vend që ka fituar besimin si të Moskës ashtu edhe të Uashingtonit. Kjo na jep një avantazh në rrugën drejt paqes dhe ne jemi të vendosur ta përdorim këtë pozicion për të mirën e njerëzimit”.
Në të njëjtën kohë, presidenti turk njoftoi se Turqia do të bashkëpunojë me vendet e Gjirit Persik në rindërtimin e Rripit të Gazës, i cili ka pësuar shkatërrime të gjera.
“Rindërtimi i Gazës nuk është një detyrë e lehtë. Së bashku me vendet e tjera, kryesisht nga Gjiri Persik, shpresojmë të ndërmarrim këtë hap”, u tha ai gazetarëve.
Takimi do zhvillohet në Budapest. Zelenski do ulet me Putin, për ta mbyllur konfliktin me marrëveshje. Klanet soroiste në Europë dhe në SHBA nuk kanë ndonjë alternativë më të mirë si zgjidhje. A, po u kujtova, Kina e ka një zgjidhje -vazhdimin e luftës.