
Trupi i pajetë i një gazetari 28-vjeçar është gjetur i varrosur në një gropë septike, e cila ishte mbuluar me çimento.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Indi, ndërsa gazetari i vrarë është Mukesh Chandrakar. Ai kishte raportuar për korrupsionin dhe kryengritjen maoiste që ka tronditur shtetin e Chhattisgarh në Indinë qendrore për gjysmë shekulli.
Për më tepër, ai kontrollonte edhe një kanal të njohur në YouTube, 'Bastar Junction'.
Këshilli Mediatik i Indisë, i cili ka shprehur "shqetësimin" e tij për vrasjen e supozuar të Chandrakar, ndërsa kërkoi një raport të detajuar mbi rastin.
Trupi i pajetë i gazetarit u zbulua duke gjurmuar sinjalin e celularit të tij.
Trupi i gazetarit u gjet më 3 janar në shtetin Chhattisgarh kur autoritetet arritën të gjurmonin sinjalin e tij të celularit pasi familja e tij njoftoi policinë për zhdukjen e tij.
Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona.
Më shumë se 10,000 njerëz janë vrarë në kryengritjen nga rebelët maoistë, të cilët thonë se po luftojnë për të drejtat e njerëzve indigjenë të margjinalizuar në rajonet qendrore të pasura me burime të Indisë.
Vishnu Deo Sai, kryeministër i shtetit Chhattisgarh dhe një anëtar i partisë në pushtet të Indisë, e quajti vdekjen e gazetarit "tragjike" dhe premtoi "dënimin më të rëndë" për ata që janë përgjegjës.
Vitin e kaluar, India u rendit e 159 nga 180 në renditjen globale të lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij.
Lini një Përgjigje