
Parashikimet në fushën e teknologjisë janë një gjë e vështirë. Askush nuk mund të thotë saktësisht se si do të evoluojë një teknologji në 10 vitet e ardhshme ose nëse do të arrijë edhe në treg.
Parashikimet shpesh rezultojnë të gabuara dhe kalimi drejt zhvillimeve teknologjike është i shpejtë.
Megjithatë, media gjermane t3n bëri një parashikim të tillë, duke besuar se themelet për këtë teknologji të re tashmë janë hedhur.
Televizorët së shpejti do të 'fosilizohen'
Sipas të njëjtës media, pas 10 vjetësh, ndoshta edhe më shpejt, shitjet e televizorëve dhe ndoshta të gjitha ekranet e tjera do të ‘shemben’ plotësisht.
Pse? Sepse askush nuk do të dëshirojë të konsumojë më përmbajtje në një ekran fizik. Ekranet do të duken të modës së vjetër. Dhe çfarë do të përdoret në vend të kësaj? Ekrane virtuale!
Ndoshta sot rezolucioni i Quest 3 nuk është optimal në realitetin e përzier dhe Vision Pro nuk mund të kontrollojë një Mac pa tastierë dhe maus.
Është e mahnitshme se sa shpejt mësoheni me faktin se këto nuk janë ekrane reale, por virtuale.
Por sado bukur që tingëllon kjo teori, duhet të kuptojmë se nuk jemi teknikisht ende gati që ekranet virtuale të zëvendësojnë ato fizike. Për shembull, syzet janë shumë të mëdha dhe jo të gjithë do të dëshironin të punonin në një kafene me syze të tilla. Dhe pastaj ka një problem të dytë të madh. Deri më tani, vetëm një person mund të përdorë syzet, kështu që nëse, për shembull, dy persona donin të shikonin një film, ata nuk mund ta bënin. Por kjo do të ndryshojë dhe do të ketë zgjidhje teknike. Në të ardhmen e afërt, do të jetë e mundur të ndahen virtualisht ekranet me përdoruesit e tjerë, dhe madhësia e syzeve do të bëhet gjithashtu më e vogël dhe më praktike .
Sigurisht, televizioni nuk do të zhduket menjëherë, por shitjet do të bien në mënyrë drastike derisa ato të shemben plotësisht në një moment.
Lini një Përgjigje