TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Maj 2023, 17:15

Dehjet masive dhe dezertimet/ Putin masa ekstreme për ushtarët që thyejnë rregullat, nis burgosja nën tokë

Shkruar nga Pamfleti

Dehjet masive dhe dezertimet/ Putin masa ekstreme për ushtarët që

Nuk kanë fund skandalet në ushtrinë ruse. Sipas mediave ndërkombëtare, ushtarët e Putinit kanë filluar të dehen masivisht dhe për këtë arsye po ndëshkohen.

Sipas “Indipendent”, drejtuesit e ushtrisë kanë hapur disa gropa nën tokë, të cilat shërbejnë si biruca për ushtarët që dehen dhe thyejnë rregullat.

Gropat, të cilat quhen 'Zindans', janë të mbuluara me një pjesë metalike. Burimet nga Ministria e Mbrojtjes thonë se kanë dëgjuar raporte të shumta për këtë lloj dënimi që po përdoret.

"Në muajt e fundit, komandantët rusë ka të ngjarë të kenë filluar të ndëshkojnë shkeljet e disiplinës, duke futur ushtarët në 'Zindans', të cilat janë qeli të improvizuara. Pra vrima në tokë të mbuluara me një grilë metalike”, shprehen nga Ministria e Mbrojtjes.

Përveç ushtarëve të dehur, këtë lloj ndëshkimi po marrin edhe ushtarët që refuzojnë të luftojnë.

putin dehje burgosje

Lini një Përgjigje