
Me ardhjen në pushtet të qeverisë të majtë të Keir Starmer, Britani e Madhe jo vetëm që po kërkon të sheshojë mosmarrëveshjet me BE-në, por po kërkon të rikthejë paqen dhe të vendosë marrëdhënie të mira bashkëpunimi.
Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se qeveria e tij dëshiron të rivendosë marrëdhëniet me BE-në.
Pas një takimi me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, kryeministri tha se planet për një traktat të ri me Gjermaninë kanë të bëjnë me një "rivendosje" me BE.
Starmer sqaroi se rivendosja e marrëdhënieve nuk do të thotë se kthejë Brexin për të rihyrë në bllok.
"Kjo nuk do të thotë ndryshim i Brexit ose rihyrje në bashkimin doganor. Por kjo do të thotë një marrëdhënie më e ngushtë në një numër frontesh, duke përfshirë ekonominë, mbrojtjen, shkëmbimet, por ne nuk kemi plane për një skemë të lëvizshmërisë së të rinjve", tha ai.
Scholz dhe Starmer thanë se shpresojnë se do të arrihet një marrëveshje deri në fund të vitit. Megjithatë, ata dhanë pak detaje se si mund të dukej marrëveshja.
"Britania mund të avancojë interesat e saj në mënyrë shumë më efektive kur ne punojmë me miqtë dhe partnerët. Ky traktat është pjesë e një rivendosjeje më të gjerë, të bazuar në një frymë të re bashkëpunimi me mirëkuptimin tonë të përbashkët se kjo do të zhvillohet me ritëm dhe që ne shpresojmë ta kemi rënë dakord deri në fund të vitit", u shpreh Starmer.
Lini një Përgjigje