
Mbrojtja e lirisë nuk është një angazhim me kohë të pjesshme. Udhëheqësi i botës së lirë, duhet të kuptojë vazhdimisht dhe të mënyrë të pandërprerë atë që është në lojë dhe të jetë i gatshëm të nxisë aleatët të hidhen në veprim.
Një bllok vendesh demokratike, ka nevojë të ketë në krye një komb të shquar, i cili të jetë gati të mbrojë koleksionin e vlerave ku pretendon se mbështetet. Ne e quajmë shkurtimisht bota e lirë, por ajo që nënkuptojmë është liria e shprehjes, barazia para ligjit, shteti i së drejtës, qeverisja e përgjegjshme dhe e zgjedhur, respektimi ndërkombëtar për kufijtë dhe vetëvendosja.
Lista vazhdon akoma më tej, por parimet themelore janë shumë të thjeshta për t’u kuptuar. Udhëheqësi i botës së lirë, duhet të jetë një komb mbi të cilin ajo mund të mbështetet, një vend që nuk do të rrokulliset nga dita në ditë ndërsa baticat politike vijnë e shkojnë.
Historianët e ardhshëm do të habiten se si gati 3 vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky duhet të vazhdojë që t’iu lutet vendeve të tjera për mbështetje. Po çfarë nënkupton udhëheqja e botës demokratike? Unë mendoj se 5 janë tiparet thelbësore, që duhet të zotërohen nga çdo komb që aspiron ta marrë këtë rol.
Qëndrueshmëria
Ky tipar kërkon që ta ndjekësh punën deri në fund, në mënyrë që kundërshtarët të mos fillojnë të sajojnë plane dhe strategji bazuar në supozimin se nëse janë mjaftueshëm të durueshëm, do të shfaqet dikush që do të përkulet përballë ambicieve të tyre. Mospërputhja e aspektit ushtarak dhe atij strategjik, krahas ndryshueshmërisë së nevojshme politike (një nga pikat e forta të mënyrës së jetesës demokratike), është një dobësi fatale.
Qëndrueshmëria mund të duket si sinonim i përkushtimit, por i rëndësishëm është përqendrimi i palëkundur. Angazhimet mund të vijnë dhe të shkojnë, por qëndrueshmëria është baza. Një politikan amerikan, tha kohët e fundit se nuk ka më “oreks” të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën.
Por mbrojtja e lirisë, nuk është një angazhim me kohë të pjesshme. Udhëheqësi i botës së lirë, duhet të kuptojë vazhdimisht dhe të mënyrë të pandërprerë atë që është në lojë dhe të jetë i gatshëm të nxisë aleatët të hidhen në veprim.
Guximi
Ka të bëjë me gatishmërinë për të mbrojtur parimet e vendeve të lira, dhe për të pasur qartësinë për t’i treguar botës, se jeni gati të paguani një çmim të lartë për t’i mbrojtur ato.
Karakteri
Kjo kërkon atë që është quajtur “tolerancë institucionale”, pra ku partitë politike nuk e shohin njëra-tjetrën si rivalë për vdekje. Përkundrazi, ata konkurrojnë butësisht për të udhëhequr një komb, megjithëse me mjete të ndryshme politike dhe objektiva ekonomike, në thelb të njëjtat qëllime. Një popull i tillë lufton për lirinë individuale, por ata zotërojnë një ndjenjë të qartë përgjegjësie për mirëqenien e shoqërisë mbi të cilën bazohen ato liri.
Bindja
Bindja me rrënjë të thella, por gjithsesi e arsyeshme dhe të mirë-menduar përgjatë historisë, shoqëritë që synojnë ta çlirojnë popullin e tyre nga autokratët, të shuajnë etjen e pashmangshme njerëzore për pushtet dhe të ndërtojnë dhe respektojnë mekanizmat politikë dhe ekonomikë për ta bërë këtë, krijon në thelb komunitetet më të mira në botë. Ata qëndrojnë të palëkundura përkrah të tjerëve që aspirojnë të njëjtën gjë.
Besimi
Një komb që nuk ka turp të mbrojë idetë e vendeve të lira. Për të frymëzuar mbi këtë çështje ia vlen të reflektojmë edhe mbi të kaluarën. Ne e shohim me admirim Athinën e lashtë, jo vetëm për shkak të arritjeve të saj filozofike, por për shkak të vendosmërisë me të cilën ajo udhëhoqi aleancën e parë të shteteve të qyteteve kryesisht demokratike, të paktën sipas standardeve të lashtësisë, për të kundërshtuar metodat autokratike të organizimit njerëzor. Mbi 2 mijë vjet më vonë, shohim tek fjalimi i funeralit të Perikliut një deklaratë të qëllimit moral dhe strategjik:”Ne bëjmë mirë për fqinjët tanë, jo për shkak të interesit, por të besimit tek liria…”.
Udhëheqja e sotme e botës së lirë
Periudha aktuale, ka ngjashmëri me “luftën e vogël” të vitit 1938. Duket se shumë vende perëndimore nuk e kanë kuptuar se bota tashmë është në luftë, se rendi i pas Luftës së Dytë Botërore ka rënë, dhe se s’mund të ketë menaxhim të përshkallëzimit për të ruajtur një botë e cila i përket tashmë historisë.
Ajo që do të përcaktojë rrjedhën e së ardhmes sonë, janë veprimet e ndërmarra tani për t’i dhënë formë kësaj bote të re. Shoqëritë tona mund të ndryshojnë, në mendime dhe pikëpamje, por ato duhet të jenë të lira. Dhe për ta arritur këtë, vendet që pretendojnë se janë bartës të lirisë, duhet të ndjekin dhe të shfaqin cilësitë që përmenda, veçanërisht qëndrueshmërinë.
Shënim: Charles Cockell, është profesor i astrobiologjisë në Universitetin e Edinburgut./ Përshtati "Pamfleti", nga “Kyiv Post”.
Lini një Përgjigje