Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka goditur Spanjën dhe zona të mëdha të Portugalisë dhe Francës: arsyet ende nuk janë bërë të ditura. Në kaos janë përfshirë trenat, aeroportet, metrotë dhe të gjitha rrjetet e transportit.
E gjithë Spanja është përfshirë nga një errësirë totale që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, raportojnë mediat e huaja. Sipas mediave spanjolle, rajone të tëra në Portugali dhe Francë janë prekur nga ndërprerja e energjisë elektrike.
Arsyet e ndërprerjes nuk janë bërë ende të ditura dhe linjat telefonike janë të ndërprera në të gjithë Spanjën.
Sistemi hekurudhor është paralizuar , me rrjetin kombëtar spanjoll që njoftoi se të gjithë trenat janë ndalur në stacione dhe nuk ka nisje.
Gjithashtu u goditën aeroporti Barajas në Madrid dhe aeroporti i Lisbonës në Portugali, teksa metrotë e Madridit dhe Barcelonës janë ndalur .
Trafiku në kryeqytet është gjithashtu në kaos, probleme janë raportuar edhe nga Sevilja, Barcelona, Valencia dhe Pamplona, ku shërbimi ende nuk është rikthyer.
Pesë termocentralet bërthamore të Spanjës kanë ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike, për arsye sigurie.
Mediat lokale raportojnë se pasojat e ndërprerjes së energjisë në Spanjë kanë prekur edhe disa komuna në jug të Francës, jo shumë larg kufirit spanjoll, veçanërisht në Occitania, veçanërisht në zonën e Perpignan.
Operatori spanjoll i rrjetit Red Electrica njoftoi se ka aktivizuar planet për të rivendosur furnizimin me energji elektrike.
Sipas gazetës portugeze Expresso , operatori portugez i rrjetit E-Redes tha se ndërprerja ishte për shkak të "një problemi me sistemin evropian të energjisë elektrike" dhe se ishte detyruar të ndërpresë energjinë në zona të veçanta për të stabilizuar rrjetin.
Instituti Kombëtar për Sigurinë Kompjuterike (Incibe) po vlerëson atë që ndodhi për të kuptuar nëse ishte një sulm kibernetik .
Metroja dhe tramvaji në Barcelonë janë jashtë funksionit, ndërsa metroja dhe trenat periferike në Madrid janë në ndalesë. Metroja është jashtë funksionit edhe në Valencia dhe Sevilje, ndonëse Ministria e Transportit siguron që gjeneratorët po përdoren.
Kompania shtetërore hekurudhore e Spanjës Renfe, e cila menaxhon pjesën më të madhe të transportit hekurudhor të pasagjerëve dhe mallrave të vendit, njoftoi se për shkak të ndërprerjes së energjisë, trenat janë ndalur në të gjitha stacionet.
Kaos trafiku mbizotëron gjithashtu, pasi semaforët nuk funksionojnë dhe drejtuesit e mjeteve nuk dinë çfarë të bëjnë. Në të njëjtën kohë, energjia elektrike nuk është rikthyer në aeroportin e Barajas.
Edhe qendrat tregtare janë në errësirë.
Kaos në rrugët e Madridit
Apagón de luz en Madrid y en Cibeles no funcionan ni los semáforos. pic.twitter.com/lSYGvKdcBH
— Valvanera Arráiz (@35pulsaciones) April 28, 2025
Për momentin nuk dihet shkaku i ndërprerjes, ndërsa një nga skenarët që autoritetet po hetojnë është një sulm kibernetik. Në qytete të tilla si Sevilja , Barcelona dhe Pamplona, shërbimi nuk është rikthyer ende.
???? ÚLTIMA HORA | España sufre un apagón eléctrico masivo en todo el país: semáforos apagados y tiendas sin luz
— Cadena SER (@La_SER) April 28, 2025
Sigue el minuto a minuto: https://t.co/XAIVy3ql6F pic.twitter.com/hKAhDuLzTl
Lini një Përgjigje