TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Prill 2025, 13:04

Vdekja e Papa Françeskut, më 7 maj zgjidhet Papa i ri

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e Papa Françeskut, më 7 maj zgjidhet Papa i ri

Kardinalët katolikë kanë caktuar datë 7 maj për nisjen e konklavës për zgjedhjen e Papës së ri, pas vdekjes së Papa Françeskut më 21 prill në moshën 88 vjeçare.

Kardinalët u mblodhën këtë të hënë për herë të parë pas varrimit të Papa Franceskut për të diskutuar një datë për të hyrë në një konklavën sekrete dhe për të zgjedhur liderin e ri të Kishës globale.

Kapela Sistine, që daton nga shekulli i 16-të, ku mbahen konklavat, u mbyll për turistët të hënën për t’u mundësuar përgatitjet për votimin. Dy konklavat e fundit, në vitet 2005 dhe 2013, zgjatën vetëm dy ditë.

Papa i ri duhet të zgjidhet nga zyrtarët më të lartë të Kishës Katolike, të njohur si Kolegji i Kardinalëve.

Aktualisht janë 252 kardinalë katolikë, 135 prej të cilëve kanë të drejtë të votojnë për Papën e ri.

Të tjerët janë mbi 80 vjeç, që do të thotë se nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje, edhe pse mund të bashkohen në debatin se kush duhet të zgjidhet.

 

Lini një Përgjigje