Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në bisedën e bërë dje me Presidentin Putin, në mënyrë që të përafronin Rusinë dhe Ukrainën për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar një përditësim të shkurtër në rrjetet sociale në lidhje me telefonatën e tij me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të cilën shprehet se ishte një bisedë “shumë të mirë”.
Trump shprehet se po kërkon të rreshtonte si Rusinë ashtu edhe Ukrainën për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre.
Në vijim Trump shprehet optimist, duke theksuar se "ne jemi në rrugën e duhur".
“Sapo përfundova një telefonatë shumë të mirë me Presidentin Zelensky të Ukrainës. Ajo zgjati afërsisht një orë.
Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në bisedën e bërë dje me Presidentin Putin, në mënyrë që të përafronin Rusinë dhe Ukrainën për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre.
Ne jemi në rrugën e duhur dhe unë do t'i kërkoj Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Ëaltz, të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara.
Kjo deklaratë do të publikohet së shpejti”, njofton Trump.
Biseda telefonike mes Trump dhe Zelensky vjen një ditë pas asaj që Presidenti amerikan pati me homologun rus, Putin.
Ndërkohë të dielën pritet që delegacionet amerikane dhe ruse të zhvillojnë raundin tjetër të negociatave në Riad, por nuk dihet ende nëse këtyre bisedimeve do t’i bashkohet ose jo delegacioni ukrainas. Ajo që është raportuar deri më tani është fakti se Rusia ka pranuar një armëpushim 30 ditor, që ndalon goditjen e infrastrukturës dhe objekteve energjitike, sikundër edhe të anijeve në Detin e Zi.
Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer 372 ushtarë të burgosur, në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tha të mërkurën ministria ruse e mbrojtjes.
Kremlini njoftoi shkëmbimin pas bisedimeve midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Moska ktheu 175 të burgosur ukrainas, si dhe "22 të burgosur lufte të plagosur rëndë që kishin nevojë për ndihmë urgjente mjekësore", ndërsa Kievi ktheu 175 trupa ruse, tha ministria ruse e mbrojtjes. /Pamfleti/
Lini një Përgjigje