
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka kërkuar që qeveria e re e Malit të Zi të mos krijohet pa pasur serbët si pjesë të koalicionit.
Ai tha se do të ishte lajm i keq nëse qeveria e re e Malit të Zi do të jetë pa serbët, të cilët sipas tij përbëjnë rreth 30 për qind të vendit.
Në një intervistë për Politica, ai tha se do të ishte "një mesazh i keq që qëndrimi negativ ndaj serbëve do të vazhdojë.
Daçiç po ashtu tha se vizita e presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, në Serbi ishte shumë e rëndësishme dhe se ajo u zhvillua në atmosferën më të mirë të mundshme.
“Pas një kohe të gjatë patëm një takim të rëndësishëm në nivelin më të lartë, në nivelin e dy presidentëve dhe u konfirmua se Serbia dhe Mali i Zi janë dy vendet më të afërta në rajon dhe kështu duhet të jetë. Është e rëndësishme se presidenti Milatoviç, pas Brukselit, në fillim erdhi për vizitë në Beograd, sepse është gjithashtu një sinjal i fortë se marrëdhëniet tona po normalizohen dhe se me ndryshimet politike në Podgoricë po afrohemi edhe më shumë me njëri-tjetrin. Ne do t'i zgjidhim problemet shumë më lehtë, të paktën shpresojmë. Lajmi i keq do të jetë nëse qeveria e re e Malit të Zi do të jetë pa serbët, të cilët përbëjnë rreth 30 për qind në atë vend. Është një mesazh i keq që qëndrimi negativ ndaj serbëve do të vazhdojë”, tha Daçiç, raporton Vijesti.
Lini një Përgjigje