
Këshilli i Bashkimit Evropian ka shtuar liderin e Hamasit Yahya Sinwar, në listën e personave të rrezikshëm që ti nënshtrohen sanksioneve.
Ministri i jashtëm izraeli Israel Katz, e ka cilësuar një vendim të drejtë dhe moral teksa falënderon Brukselin për vendimin e dhënë.
Ai u shpreh se lufta e Izraelit nuk do të ndalet deri në zhdukjen e Hamasit.
Izraeli gjithashtu ka reaguar edhe për sulmin në Libanin jugor, një ndër më të mëdhenjtë që nga fillimi i luftës.
“Ishte një nga sulmet më të mëdha të kryera që nga fillimi i luftës dhe u përfundua në vetëm pak minuta”, tha oficeri i komandës veriore të Izraelit, i cituar nga mediat, operacionin e kombinuar të artilerisë dhe të forcave ajrore të nisur sot në Libanin jugor kundër objektivave të Hezbollahut.
Sulmi i cili ndodhi pas lëshimeve të përsëritura nga përtej kufirit, goditi dhjetëra pozicione të milicisë shiite në Wadi Saluki, në Libanin jugor.
Lini një Përgjigje