TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Janar 2024, 11:22

Ministri ukrainas zbulon prapaskenat e negociatave me Rusinë në Turqi: Doja ta godisja me grusht Lavrovin

Shkruar nga Pamfleti
Ministri ukrainas zbulon prapaskenat e negociatave me Rusinë në Turqi:
Dmitry Kuleba dhe Sergei Lavrov

“Bisedat më të vështira janë ato ku të duket sikur dëshiron të shkosh dhe ta godasësh me grusht në fytyrë personin, por nuk mundesh.”

Ky është rrëfimi i ministrit të Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba, referuar negociatave mes përfaqësuesve të lartë të Kievit dhe Moskës në Antalia, dy vite më parë, ku përballë kishte homologun e tij Sergei Lavrov.

Në një intervistë që dha për blogerët, gjatë së cilës foli për shumë gjëra, nga gatimi, hobi e deri te futbolli ukrainas, Kuleba ka treguar se në të paktën dy raste ai do të kishte dashur ta godiste me grusht Ministrin e Jashtëm të Rusisë.

Këto detaje shefi i diplomacisë së Kievit i tregoi kur u pyetu se cilat ishin negociatat më të vështira që i është dashur të bëjë në karrierën e tij.

“Mund të them se më ka ndodhur dy-tri herë. Një rast ishte me Lavrov, në Antalia, në pranverën e vitit 2022”, rrëfeu ai. Në atë kohë, Kouleba i kishte cilësuar bisedimet në Turqi si "të vështira", kryesisht në lidhje me mundësinë e një armëpushimi dhe krijimin e korridoreve humanitare.

Sakaq, rrëfimet e tij u komentuan nga përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e cila tha se ato tregojnë që lidershipi ukrainas është krejtësisht i papërshtatshëm për këtë rol.

"Ky është problemi: njerëz të paarsimuar, agresivë dyshohet se u rekrutuan për të shërbyer si ministra, për të shkatërruar Ukrainën për paratë amerikane”, i tha Zakharova gazetës ruse Izvestia.

Sipas saj Kuleba do të ishte më mirë të shkonte në një ring për "mundje pa pagesë", në vend që të vijojë të drejtojë Ministrinë e Jashtme.

dmitry kuleba sergei lavrov

Lini një Përgjigje