TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Janar 2024, 10:03

Fitorja e Trump në Iowa, reagon Biden: Do të jetë kandidati kryesor republikan për zgjedhjet presidenciale

Shkruar nga Pamfleti
Fitorja e Trump në Iowa, reagon Biden: Do të jetë kandidati
Joe Biden dhe Donald Trump

Presidenti demokrat Joe Biden ka reaguar pas fitores së Trump në Iowa, duke thënë se Donald Trump është “kandidati kryesor” republikan në zgjedhjet amerikane që do të mbahen në nëntor.

Biden iu drejtua gjithashtu mbështetësit e tij, duke thënë se këto zgjedhje presidenciale do të ishin gjithmonë “ju dhe unë kundër republikanëve ekstremë MAGA”.

“Donald Trump sapo fitoi Iowa. Ai është kandidati kryesor në këtë pikë”, tha Biden në platformën X.

Donald Trump siguroi një fitore dërrmuese në garen e parë brenda partisë Republikane në shtetin e Iowa-s, duke forcuar statusin e tij si kryesuesi i qartë për nominimin presidencial republikan në vitin 2024.

Trump siguroi 51.9 përqind të votave të republikaneve të këtij shteti. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, fitoi ndaj ish-ambasadores së OKB-së, Nikki Haley, për të zënë vendin e dytë, por shumë larg Trump me 21.7 përqind të votave.

Trump, i cili kohët e fundit tha se emigrantët po “helmojnë gjakun” e kombit, pretendon se emigrantët që hyjnë në vend vijnë nga burgje, azile mendore, qeliza terroriste dhe vende për të cilat njerëzit nuk kanë dëgjuar kurrë.

“Ne do të mbyllim kufirin. Aktualisht ne po përballemi me një pushtim”, tha Trump.

Ai premtoi një nivel deportimi që nuk është parë për një kohë të gjatë.

Së fundi, para se të largohej nga skena, ai u tha votuesve se kjo natë shumë e veçantë është vetëm e para sepse nata e madhe do të jetë në nëntor.

donald trump joe biden zgjedhjet presidenciale

Lini një Përgjigje