Marrëveshja dyvjeçare do të mbulojë pjesën më të madhe të nevojave të Ukrainës, por do të sigurohet nga huamarrja e BE-së dhe jo nga asetet ruse.
Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës një hua prej 90 miliardë eurosh, pasi liderët evropianë nuk arritën konsensus për përdorimin e aseteve ruse të ngrira.
Blloku javën e kaluar ra dakord të mbajë 210 miliardë euro nga asetet e Moskës, por në vendimin fianl është tërhequr.
Vendimi u mor pas më shumë se një dite negociatash intensive në samitin e mbajtur në Bruksel.
Marrëveshja synon të mbulojë nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e shpalli vendimin përmes rrjetit social X. “Ne u angazhuam dhe e realizuam.”, shkroi ai.
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se asetet e ngrira të Rusisë në Evropë do të përdoren për të shlyer kredinë ndaj Ukrainës nëse Rusia nuk vendos vullnetarisht ta bëjë këtë kur të mbarojë lufta në Ukrainë.
"Asetet e ngrira ruse do të mbeten të ngrira derisa Rusia t'i paguajë dëmshpërblimet Ukrainës", tha ai.
"Ukraina duhet ta shlyejë kredinë vetëm pasi Rusia të paguajë dëmshpërblimet. Dhe ne e bëjmë shumë të qartë: Nëse Rusia nuk i paguan dëmshpërblimet, ne do t'i përdorim në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar, asetet e ngrira ruse për të shlyer kredinë"
Unë supozoj se paratë do të jenë të disponueshme më së voni në gjysmën e dytë të janarit", tha kancelari gjerman kur u pyet se kur kredia prej shumë miliardë eurosh do t'i vihej në dispozicion Kievit. Paratë do ta mbajnë vendin mbi ujë gjatë dy viteve të ardhshme, tha Merz, duke shtuar se marrëveshja e udhëheqësve të BE-së është "lajm i mirë për Ukrainën dhe lajm i keq për Rusinë".
Huaja do të garantohet nga buxheti i përbashkët i BE-së, përmes huamarrjes në tregje, dhe jo duke konfiskuar apo përdorur drejtpërdrejt fondet ruse.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte këmbëngulur që BE-ja të përdorte rreth 200 miliardë euro asete ruse të ngrira, shumica e të cilave ndodhen në Belgjikë. Megjithatë, Belgjika kërkoi garanci të forta për ndarjen e përgjegjësisë ligjore dhe financiare në rast pasojash, kërkesë që u konsiderua e papranueshme nga disa vende të tjera anëtare.
Në një zhvillim paralel, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se do të ishte e dobishme që Evropa të riangazhohej në dialog me presidentin rus Vladimir Putin. “Është në interesin tonë, si evropianë dhe si ukrainas, të gjejmë kornizën e duhur për ta rifilluar këtë diskutim,” tha Macron, duke shtuar se një hap i tillë mund të ndodhë në javët në vijim.
Kryeministri belg Bart De Uever theksoi se vendimi për huanë shmangu kaosin dhe përçarjen brenda BE-së. “Ne qëndruam të bashkuar”, u shpreh ai herët të premten. Sipas autoriteteve ukrainase, vendi rrezikon të mbetet pa fonde në muajt e ardhshëm. Zelensky paralajmëroi se pa një injeksion financiar deri në pranverë, Ukraina do të detyrohej të ulë prodhimin e dronëve.
Vlerësimet e BE-së tregojnë se Ukraina ka nevojë për 135 miliardë euro shtesë për të mbajtur funksionimin e shtetit gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa kriza e likuiditetit pritet të nisë që në prill. Kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili kishte mbështetur planin për përdorimin e aseteve ruse, tha se vendimi final për huanë dërgon një sinjal të qartë drejt Moskës.
Rusia kishte paralajmëruar BE-në që të mos prekte fondet e saj, por kryeministri polak Donald Tusk theksoi se Evropa duhet të “ngrihet në lartësinë e momentit”. Marrëveshja i ofron Kievit një linjë jetike mbështetjeje, në një kohë kur diplomacia ndërkombëtare është intensifikuar, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump po shtyn për një marrëveshje të shpejtë që t’i japë fund luftës.
Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, zyrtarë amerikanë dhe rusë pritet të takohen këtë fundjavë në Miami për bisedime të mëtejshme mbi një plan paqeje. Mendohet se i dërguari i Kremlinit, Kirill Dmitriev, do të takohet me emisarët e Trumpit, Steve Uitkoff dhe Jared Kushner.
Ndërkohë, Zelensky njoftoi se delegacione ukrainase dhe amerikane do të zhvillojnë bisedime të reja të premten dhe të shtunën në SHBA. Ai theksoi se kërkon nga Uashingtoni qartësi mbi garancitë e sigurisë, për të parandaluar një agresion të mundshëm të ardhshëm nga Rusia.
Që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022, Ukraina është mbështetur fuqishëm në ndihmën financiare dhe ushtarake të BE-së, SHBA-së dhe aleatëve të tjerë perëndimorë. Debati mbi asetet ruse të ngrira ka qenë i vazhdueshëm, për shkak të rreziqeve ligjore. Vendimi i fundit i BE-së për të financuar Ukrainën përmes huamarrjes synon të ruajë unitetin e bllokut europian, ndërsa garanton vazhdimësinë e mbështetjes për Kievin në një moment kritik të luftës.
Bote hajdutesh, kush te rrjepe e te zhvase nga djersa e gjaku u popujve. Eurokurva si perhere kurve do mbetet, as mish as peshk. Natyrish edhe pjellat e saj si ajo qe i krijoi jane. Si tja bejme ne te vegjelit qe tere historine tone kemi qene te sunduar e perdhunuar. Po vjen koha qe te ballancohen peshat. Anglezet kane nje fjale te urte "What goes around comes around". Cfare shkon rreth e qark vjen rreth e qark. Dmth si bumerangu qe e hedh qe ta presesh te te vije ne dore te godet pas shpine e te hyn edhe ne bythe.